June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Duka: Marrëdhëniet me FFK-në dhe Agim Ademin i kemi të shkëlqyera

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe zëvendës president i UEFA-s, Armand Duka në një bisedë për ATV ka thënë se marrëdhëniet me Agim Ademin janë të shkëlqyera dhe zërat që ka krisje janë të dashakëqijve të futbollit shqiptar.

“Nuk kanë qenë as nuk do të krisen kurrë raportet me Ademin. Te dy kemi raporte shumë të mira, ndihmojmë shumë njëra tjetrën në çdo situatë për zhvillimin e futbollit, shkëmbejmë eksperienca dhe do të vazhdojë të jetë kështu”, ka thënë Duka.

Zërat për një krisje të raporteve lindën pas largimit të disa lojtarëve nga Kosova, por këta zëra i ka mohuar edhe vet Ademi që ka thënë se kanë raporte jashtëzakonisht të mira dhe vazhdojnë të punojnë fuqishëm bashkë për ta ngritur sa më lartë futbollin shqiptar. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *