April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 18, 2026

Florent Muslija në 11-shen më të mirë të javës

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija, po vazhdon të shkëlqejë në Bundesliga 2. Ai në vikendin që e lamë pas shënoi dy gola në fitoren 3:1 që skuadra e tij Paderborn e arriti ndaj Schalke 04.

Paraqitja e tij e shkëlqyeshme bëri që 25-vjeçari të jetë në 11-shen më të mirë të javës me notën maksimale.

Ai është një nga lojtarët më në formë të Kombëtares së Kosovës.

Goli i parë erdhi nga penalltia në minutën e 53-të, që ishte një realizim shumë i bukur në krahun e djathtë të portierit mysafir, teksa shënoi edhe për 3:0, me një gjuajte fantastike nga distanca në minutën e 76-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *