Drita triumfon në Skenderaj ndaj Drenicës, Ferizaj barazon në shtëpi

Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në ndeshjen e xhiros së 18 të Superligës së Kosovës në futboll.
Edhe pse në krye të ekipit nuk ishte trajneri Ardian Nuhiu, i cili u largua ditë më parë, Drita triumfoi 3:1 në udhëtim te skuadra e Drenicës.
Sulmuesi Marko SImonovski e kaloi Dritën në epërsi në minutën e 42-të, përpara se ekipi gjilanas të shënojë edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë për ta fituar ndeshjen.
Golat tjerë për Dritën, u shënuan në pjesën e dytë, Simonovski shënoi edhe në minutën e 69-të, përpara se Besnik Krasniqi (79’) të realizonte golin e tretë për Dritën nga penalltia.
Drenica deri në fund të ndeshjes, arriti ta shënojë golin e nderit, nëpërmjet autogolit të Besnik Krasniqit. Ndërkohë, ndeshja tjetër e luajtur të shtunën po ashtu, ajo ndërmjet Ferizajt dhe Dukagjinit, ka përfunduar pa gola.