Polonia fiton ndaj Arabisë Saudite, ngjitet në krye të grupit

Polonia arriti fitoren e parë në Botëror, teksa më në fund festoi edhe Robert Lewandowski, i cili shënoi golin e parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm sa Kupa e Botës.

Kombëtarja europiane mposhti 2-0 Arabinë Saudite në takimin e dytë të grupit C, duke u ngjitur përkohësisht në krye me 4 pikë, ndërkohë që në orën 20:00 fillon supersfida Argjentinë-Meksikë.

Arabët e francezit Herve Renard, zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, krijuan volum të madhe lojë, por u përballen më një super Wojciech Szczesny.

Portieri i Juventusit priti penalltinë e Salem Al Dawsari në minutat shtesë të pjesës së parë, teksa u tregua fantastik edhe në raste të tjera duke mbajtur portën e paprekur.

Protagonist edhe Robert Lewandowski me asist dhe gol. Bomberi i Barcelonës dhuroi pasimin te goli i Piotr Zielinskit (39’), ndërkohë që tetë minuta përpara fundit gjeti golin e parë në një Botëror dhe vulosi fitoren e artë të Polonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *