June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Drita hedh hapin e parë drejt historisë në Champions League

FC Drita ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar me rezultat minimal 1:0 ndaj kampionit të Luksemburgut, Differdange.

Ndeshja u zhvillua të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku kampionia e Kosovës konfirmoi statusin e saj si favorite, duke marrë një epërsi të vlefshme para sfidës së kthimit në Luksemburg.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 74-t, pas një aksioni të ndërtuar nga krahu i majtë. Topi përfundoi te Salifu Ibrahim, i cili asistoi për Arb Manajn. Sulmuesi i fuqishëm gjilanas reagoi me zgjuarsi brenda zonës dhe dërgoi topin në rrjetë për 1:0. Ishte një gol që vulosi një fitore të rëndësishme për Dritën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *