Jamal Musiala during the champions league game between Bayern Munich and FK Bodo/Glimt at Allianz Arena on September 10, 2026 in Munich, Germany. FC Bayern MĂĽnchen v FK Bodo/Glimt - UEFA Champions League 2026/27 League Phase MD1, Munich, Germany - 10 Sep 2026,Image: 1133239755, License: Rights-managed, Restrictions: RESTRICTED TO EDITORIAL USE, Model Release: no , Credit line: Pedersen/NurPhoto / Shutterstock Editorial / Profimedia
Tensione të reja kanë shpërthyer te Bayern Munichu lidhur me gjendjen shëndetësore të Jamal Musialas. Sipas raportimeve të revistës gjermane “Stern”, drejtuesit e klubit dyshojnë se futbollisti dhe përfaqësuesit e tij nuk po ndajnë të gjitha informacionet për gjendjen e tij shëndetësore.
Dyshimet janë shtuar që nga gushti, kur Musiala u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje përgatitore kundër RB Leipzigut. Sipas burimeve të cituara nga “Stern”, brenda klubit ka lindur një përplasje mes drejtuesve të Bayernit dhe ekipit menaxhues të futbollistit.
Një nga çështjet kryesore lidhet me kujdesin mjekësor. Musiala dhe përfaqësuesit e tij kanë zgjedhur dy neurologë për t’u kujdesur për shëndetin e tij, shërbimet e të cilëve i paguajnë vetë. Sipas marrëveshjes, Bayerni nuk ka të drejtë të kërkojë që lojtari të kontrollohet nga një neurolog i caktuar prej klubit.
“Klubi nuk mund ta dërgojë Musialan për kontroll te një neurolog i zgjedhur prej nesh. Ne varemi nga informacionet që na japin mjekët e angazhuar prej tij. Duam të kemi një pasqyrë të qartë, por nuk po ia dalim”, ka deklaruar një përfaqësues i drejtuesve të klubit për “Stern”.
Pakënaqësi brenda klubit ka shkaktuar edhe kontrata e re e nënshkruar nga Musiala në shkurt të vitit 2025. Sipas raportimit, marrëveshja përmban kushte më të favorshme për pagesën e pagës gjatë periudhave të sëmundjes, si dhe shuma të larta fikse të garantuara.
Për shkak të mungesës së gjatë të futbollistit, drejtuesit e Bayernit thuhet se po e rishqyrtojnë vendimin e marrë gjatë negociatave për kontratën.
Në këtë çështje është përfshirë edhe presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeness. Një burim pranë Bayernit ka thënë për “Stern” se Hoeness mendon që Musiala dhe përfaqësuesit e tij duhet të tregojnë mirëkuptim ndaj klubit dhe të heqin dorë nga një pjesë e të ardhurave.
“Uli është romantik dhe beson sinqerisht se lojtari dhe përfaqësuesit e tij duhet të heqin dorë nga një pjesë e pagës si gjest ndaj klubit. Ai mendon se kjo do të ishte e vetmja gjë e drejtë”, ka deklaruar burimi.
Sipas të njëjtit burim, Hoeness në një bisedë private ka shprehur pakënaqësinë e tij, duke thënë se njëri prej lojtarëve më të paguar të Bayernit aktualisht nuk po i sjell klubit asnjë përfitim.
Vlera e Musialas ishte vlerësuar më parë në 100 milionë euro, ndërsa aktualisht platforma “Transfermarkt” e vlerëson atë në 80 milionë euro.