April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 21, 2026

Dorëzohet De Gea, merr vendimin për të ardhmen te Manchester United

Duket se e ardhmja e portierit spanjoll David De Gea do të jetë sërish te skuadra e Manchester United. Gjithsesi, portieri 32-vjeçar ka vendosur të ulë ndjeshëm rrogën e tij për të vijuar aventurën në “Old Trafford”.

Sipas marrëveshjes që do të bëhet publike së shpejti, De Gea do të luajë edhe për katër sezone të tjera me Manchester United, deri në vitin 2027. Portieri veteran spanjoll luan me fanellën e “djajve të kuq” që prej vitit 2011, duke qenë kapiten.

Sipas ESPN, portieri spanjoll ka rënë dakord me klubi anglez për të ulur rrogën, por me kusht që të nënshkruajë një kontratë 4-vjeçare. Kontrata aktuale skadon në fund të këtij sezoni dhe palët kishin kohë që negocionin mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *