February 2025
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
2425262728  
February 15, 2025

“CR7, kapiten i Al-Nassr? Nuk mund të ndodhte ndryshe”

Transferimi i Cristiano Ronaldos tek Al-Nassr e ka vënë në qendër të vëmendjes klubin saudit, ashtu siç e prisnin në ato pjesë, kur ia propozuan portugezit këtë aventurë. Tani edhe shokët e tij të skuadrës po bëhen të famshëm, sepse jo të gjithë mund të thonë se kanë luajtur së bashku me një nga futbollistët më të mirë të historisë.

Sigurisht, është e pamundur të presësh që Ronaldo të trajtohet si gjithë të tjerët. Dhe siç shpjegoi mesfushori uzbek Jaloliddin Masharipov për “Sports.ru”, ishte pothuajse e qartë ta shihnin luzitanin të bëhej kapiten, me paraardhësin e tij, Abdullah Madu, që pranoi me dëshirë:

“Do të ishte pak e çuditshme nëse ndonjë lojtar tjetër do të ishte kapiteni i Cristiano Ronaldos. Ne e prisnim, kapiteni ynë i mëparshëm ia dha shiritin pa probleme. Mendoj se është zgjidhja më e mirë, nuk mund të bëhej ndryshe”. Mbetet për t’u kuptuar nëse ka qenë zgjedhje e imponuar apo e dëshiruar.

Në fund të fundit, edhe Masharipov duhej të bënte një sakrificë. Uzbekistanasi kishte veshur fanellën me numrin 7, por kur portugezi mbërriti, iu kërkua me… dashamirësi ta lironte atë. Pothuajse e kuptueshme, duke qenë se CR7 nuk është vetëm një “pseudonim”, por edhe një “markë”.

Dhe kështu shoku i skuadrës vendosi t’i bënte këtë nder pesë herë fituesit të “Topit të Artë”: “Para se të mbërrinte, njerëzit më pyesnin nëse do t’ia jepja numrin 7. Si nuk mund t’ia jepja, është fjala për Cristiano Ronaldon. Një lojtar i tillë duhet respektuar gjithmonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *