April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Chelsea siguron finalen e Kupës së Botës për klube, eliminon Fluminensen

Chelsea është finalisti i parë i Kupës së Botës për Klube, pasi mposhti me rezultat të pastër 2:0 skuadrën braziliane Fluminense në gjysmëfinalen e zhvilluar sonte.

Hero i kësaj fitoreje ishte sulmuesi Joao Pedro, i cili realizoi të dy golat për “Blutë” nga Londra, duke konfirmuar formën e tij të lartë.

Goli i parë erdhi në minutën e 18-të, pas një aksioni të mirë të skuadrës angleze, ndërsa rezultati u dyfishua në minutën e 56-të, sërish nga Joao Pedro, kësaj radhe pas një kombinimi të shkëlqyer me bashkëkombësin e tij.

Fluminense u përpoq të reagonte, por nuk arriti të thyente mbrojtjen e organizuar të Chelsea-t dhe portierin anglez.

Me këtë fitore, Chelsea pret në finale fituesin e duelit tjetër gjysmëfinal, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje, ndërmjet PSG-së dhe Real Madridit. Finalja pritet të jetë një spektakël i vërtetë, me londinezët që synojnë ta shtojnë një tjetër trofe ndërkombëtar në vitrinën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *