Sfida u karakterizua nga ritëm i lartë dhe kthesa të vazhdueshme, veçanërisht në pjesën e dytë, ku u shënuan edhe...
Top Tema
Kombëtarja e Gjermanisë e ka nisur në mënyrën më bindëse aventurën në Kupën e Botës 2026, duke regjistruar fitore të...
Australia e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, duke e mposhtur Turqinë me rezultat 2:0 në...
Skocia e ka nisur në mënyrën më të mirë rikthimin e saj në Kupën e Botës, duke e mposhtur Haitin...
Brazili nuk ka arritur ta nisë me fitore rrugëtimin në Kupën e Botës 2026, pasi është ndalur me rezultat 1:1...
Granit Xhaka me Përfaqësuesen e Zvicrës janë befasuar nga Katari. Zvicra ishte duke udhëhequr 1:0 deri në minutën e 94-të,...
Si pjesëtar i gjeneratës së artë të Prishtinës, një gjenerate që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit të...
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, me ftesë të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, po qëndron në Meksikë, ku...
Kapiteni i Austrisë, David Alaba, ka theksuar se përfaqësuesja e tij do të udhëtojë në Kupën e Botës 2026 me...
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjibraltarit, me rezultat 8:0, në ndeshjen e fundit të Grupit 2 të Ligës C në kualifikimet për Kupën e Botës 2027, duke realizuar sukses historik me kualifikim në ‘play-off’ si dhe promovim në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues. Dardanet, të vetëdijshme se në këtë ndeshje kanë nevojë për fitore me sa shumë gola, e nisën furishëm ndeshjen dhe kaluan në epërsi që në minutën e tretë, kur Donjeta Halilaj e dërgoi topin në rrjetë. Vetëm katër minuta më vonë, Erëleta Memeti realizoi për 2:0, ndërsa Kaltrina Biqkaj e trefishoi epërsinë në minutën e 14-të. Memeti realizoi golin e saj të dytë personal në minutën e 21-të, duke e çuar rezultatin në 4:0. Para përfundimit të pjesës së parë, Blerta Smaili shënoi në minutën e 32-të për rezultatin 5:0. Kosova vazhdoi dominimin edhe në pjesën e dytë. Modesta Uka realizoi golin e gjashtë në minutën e 68-të, ndërsa Smaili shënoi për herë të dytë në minutën e 76-të. Rezultatin përfundimtar, 8:0, e vulosi Gentiana Fetaj në minutën e 84-t. Me këtë fitore bindëse, Kosova e përfundoi grupin në pozitën e parë, me pikë të barabarta me Kroacinë (nga 15), por me goldallim më të mirë. Dardanet kështu siguruan kalimin në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues, si dhe pjesëmarrjen në fazën e “play-off”-it të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Kjo paraqitje e jashtëzakonshme vulosi një cikël shumë të suksesshëm për futbollistet e Kosovës, të cilat dëshmuan cilësi dhe karakter të lartë në çdo ndeshje.
