Bundesliga rinis me një barazim mes Leipzigut dhe Bayernit

Pjesa e dytë e sezonit në Bundesligën gjermane ka nisur sonte pavarësisht paralajmërimit për mot jashtëzakonisht të ftohtë në veri të Evropës në ditët në vijim, me barazimin interesant 1:1 mes RB Leipzig dhe kampionit aktual, Bayern Munich (1:1).
Bavarezët shënuan një gol në minutën e 30-të me Leon Gorecka, por ai u anulua për pozicion jashtë loje dhe shtatë minuta më vonë, Eric-Maxim Choupo-Moting u dha epërsinë mysafirëve. Leipzig arriti të rikthehet në pjesën e dytë me anë të Marcel Halstenberg.
Bayerni mbetet lider i Bundesligës me 35 pikë, përpara Freiburgut me 30 (dhe një ndeshje më pak), ndërsa Leipzig është i treti me 29 pikë.