Bota e futbollit sërish vajton, ndahet nga jeta Gianluca Vialli

Gianluca Vialli ka vdekur. Pas Sinisha Mihajlovic dhe Pele, një tjetër futbollist i madh largohet nga kjo botë. I lindur në Kremone më 9 korrik 1964, ai ishte 58 vjeç dhe prej 5 vitesh po luftonte me kancerin e pankreasit.
Më 14 dhjetor, ish-sulmuesi i kombëtares italiane kishte lënë detyrën e kreut të delegacionit axurr me një mesazh: “Në fund të një “negociate” të gjatë dhe të vështirë me ekipin tim të mrekullueshëm të onkologëve, kam vendosur të pezulloj, shpresoj përkohësisht, angazhimet e mia profesionale të tanishme dhe të ardhshme.
Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë psiko-fizike për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes, në mënyrë që të përballem sa më shpejt me aventura të reja dhe t’i ndaj me të gjithë ju. Një përqafim”.