Arrestohet në aeroport, ajo që iu gjet brenda në valixhe futbollistit i lë pa fjalë policët

Viti i Ri në burg. Mund të jetë titulli i një romani, por përkundrazi është një histori që vjen direkt nga Parisi, nga aeroporti “Charles De Gaulle”. Futbollisti Jean-Manuel Nedra, që luan për Aiglon du Lamentin, në divizionin e parë, zbarkoi së bashku me partneren e tij tërheqëse.
Duket se kishin planifikuar festën e zakonshme romantike për të festuar ardhjen e vitit të ri. Por në vend të kësaj… Në vend të kësaj, kur doganierët i kërkuan futbollistit të hapte çantat e tyre, së bashku me ato të partneres, gjetën 100 kg kokainë të fshehur në valixhe.
“Ne nuk e dimë shkallën e përfshirjes së tij, por dimë vetëm se një nga lojtarët tanë është arrestuar për kontrabandë droge”, – tha një zyrtar i ekipit. Lojtari u arrestua dhe u vendos në paraburgim, ndërsa partnerja e tij u la e lirë dhe tashmë ndodhet nën vëzhgim gjyqësor.