September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 10, 2026

Batatina: Llapi ka objektiva të qarta

Llapi ka fituar në udhëtim te Drenica në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, falë një penalltie të Francisco Riveras në fillim të pjesës së parë.

Kjo fitore ka trimëruar trajnerin llapjan, Tahir Batatina, i cili ka thënë se Llapi ka bërë skuadër që do të shkojë për suksese të mëdha.

“Mendoj që Llapi ka krijuar një skuadër për projekt trevjeçar dhe këta djem janë ata. Kemi bërë transferime që po dalin të jenë të qëlluara. Besoj se kemi një kontingjent të jashtëzakonshëm. Brenda një skuadre kemi dy skuadra. Është bërë një skuadër solide që mund të ketë suksese të mëdha”, theksoi Batatina për Artsport pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *