February 19, 2025

Ballkani fiton derbin kundër Gjilanit

Ballkani ka shënuar fitoren e parë pas gjashtë ndeshjeve resht pa fitore në të gjitha garat. Suharekasit në serinë negative patën katër barazime, një humbje në Superligë dhe u eliminuan nga Kupa e Kosovës.

Sidoqoftë, kampioni në fuqi i Kosovës të shtunën fitoi me rezultatin 2:0 ndaj Gjilanit në Suharekë. Ishte ndeshje që i takoi xhiros së 27-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Meriton Korenica e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 20-të.

Golin e dytë, Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja e shënoi në minutën e 61-të nëpërmjet Albion Rrahmanit.

Rrahmani e shënoi golin e 17-të të këtij sezoni në Superligë.

Ballkani pas 27 ndeshjeve të luajtura ka 54 pikë, ndërsa Gjilani në pozitën e tretë mbetet me 40 pikë.

Në javën e ardhshme të Superligës, Ballkani e pret Malishevën, teksa Gjilani luan në udhëtim te Ferizaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *