September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 11, 2026

Amir Rrahmani pensionohet nga Kombëtarja

Amir Rrahmani është tërhequr nga Kombëtarja e Kosovës. 

Rrahmani, i cili ishte kapiten i Kosovës, ka bërë të ditur të martën se arsyeja e tërheqjes së tij është udhëheqja aktuale e Federatës.

“Pas 10 viteve në Kombëtare nga të cilat 7 vite si kapiten ju njoftoj se nuk do të jem më pjesë e Kombëtares së Kosovës, përderisa FFK-në e udhëheqin personat aktual”, ka shkruar mbrojtësi i Napolit në rrjetin e tij social “Instagram”. 

Rrahmani ka shtatë gola në 66 paraqitje me “Dardanët”.

Ai jo rrallë është kritikuar nga tifozët dhe opinioni i gjerë, pasi në ndeshjet e rëndësishme të Dardanëve ka munguar. Më herët gjatë ditës, Zyra e Avokatëve “Hodaj&Partners” ka bërë të ditur se do ta përfaqësojë ligjërisht Amir Rrahmanin, për siç është thënë kërcënime e sulme nga persona kyq dhe të afërt me Federatën në dy vitet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *