June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 4, 2026

Altin Gjokaj grumbullohet me Kombëtaren A

Për shkak të shqetësimeve të ndiera gjatë stërvitjes së djeshme, është vendosur që portieri Arijanet Muriç të mos ngarkohet më tej, me qëllim që të shmanget çdo rrezik për ndonjë lëndim eventual.

Në pamundësi që ekipit t’i bashkohet portieri Faton Maloku, i cili ishte në listën rezervë, përzgjedhësi Franco Foda, ka vendosur ta ftojë portierin e Kombëtares U21, Altin Gjokaj, i cili do t’i bashkohet Kombëtares A dhe do të jetë pjesë e saj deri në përfundim të këtij grumbullimi.

Gjokaj konsiderohet një prej portierëve më premtues të gjeneratës së re dhe kjo ftesë paraqet një mundësi të rëndësishme për të fituar përvojë pranë ekipit kombëtar A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *