April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Al Hilal ngre ofertën për Darwin Nunezin, kërkon të mbyllë marrëveshjen prej 70 milionë eurosh

Skuadra saudite, Al Hilal, ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Liverpoolit, Darwin Nunez, raportojnë burime të afërta me klubin për “talkSPORT”. Interesimi i tyre për përfaqësuesin uruguaian ishte bërë publik që në muajin qershor, por lëvizjet konkrete kanë nisur vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, me iniciativën e trajnerit Simone Inzaghi.

Sipas të njëjtave burime, drejtuesit e Al Hilal janë fokusuar fillimisht në arritjen e marrëveshjes për kushtet personale me lojtarin, para se të dërgojnë një ofertë zyrtare në drejtim të Liverpoolit. Klubi anglez thuhet se ka vendosur një çmim rreth 70 milionë euro për kartonin e Nunezit – një shumë që nuk pritet të jetë pengesë për klubin saudit, pasi është në të njëjtin nivel me ofertën që Al Nassr kishte bërë në janar.

Nunez, i cili ka realizuar 40 gola në 143 ndeshje me Liverpoolin që nga transferimi i tij nga Benfica, nuk ka qenë gjithmonë titullar i padiskutueshëm. Në fund të sezonit të kaluar ai kishte lënë të kuptohej përmes një postimi në rrjetet sociale (më pas të fshirë) se ishte i pakënaqur me hapësirat që kishte marrë.

Ndërkohë, sipas raportimeve, Napoli nuk është më në garë për shërbimet e tij, për shkak të pamundësisë për të përmbushur kërkesën financiare të Liverpoolit. Interesim të fundit ka shfaqur edhe Milani, ndërsa Manchester United është në vëzhgim të situatës në rast se një transferim konkretizohet.

Nëse marrëveshja me Nunezin përmbyllet, atëherë e ardhmja e Aleksandar Mitrovic, aktualisht pjesë e Al Hilal, do të vihet në pikëpyetje. Mitrovic ishte informuar më herët nga klubi se një sulmues tjetër ishte në rrugë për t’u bashkuar me ekipin. Ai mund të largohet në huazim ose me transferim të përhershëm, dhe për të kanë shfaqur interes disa klube të Premier League-s.

Liverpool ndërkohë ka regjistruar një tjetër largim këtë verë, pasi Luis Diaz është transferuar te Bayern Munich, në një marrëveshje prej 65.5 milionë funte. Nunez vazhdon të stërvitet normalisht me skuadrën, ndërkohë që pritet të jetë në dispozicion për dy miqësoret e radhës kundër Athletic Bilbaos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *