April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ademi takon baballarët e Yll Gashit dhe Edon Zhegrovës: Shpresoj t’i shohim së bashku në fanellën e Kosovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka pasur një drekë të përbashkët me Hashim Gashin, babanë e futbollistit të talentuar Yll Gashi, që është pjesë e Bayern Munich, dhe Lulzim Zhegrovën, babanë e yllit të Kombëtares, Edon Zhegrova.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi ka ndarë emocionet nga ky takim, duke e cilësuar si një drekë të ngrohtë që u zhvillua në Prishtinë dhe që u karakterizua nga respekti i ndërsjellë dhe dashuria e përbashkët për futbollin dhe Kosovën.

“Sot në Prishtinë pata kënaqësinë të jem në drekë të përbashkët me Hashim Gashin, babanë e Yll Gashit (talentit premtues të Bayern Munich) dhe Lulzim Zhegrovën, babanë e yllit tonë të njohur, Edon Zhegrova. Ishte ky një takim i ngrohtë, ku përveç respektit të ndërsjellë, na bashkoi edhe dashuria për futbollin dhe Kosovën. Sot i pata në tavolinë prindërit e tyre, por shpresoj dhe besoj që shumë shpejt do t’i kemi së bashku edhe dy futbollistët në fushën e gjelbër me fanellën e Kombëtares së Kosovës, bashkë edhe me yjet e tjera dardane”, ka shkruar Ademi.

Presidenti i FFK-së ka shfaqur vazhdimisht përkushtimin e tij për të afruar në kombëtaren e Kosovës sa më shumë talente, brenda dhe jashtë vendit, dhe kjo drekë shihet si një hap tjetër në drejtim të forcimit të lidhjeve me futbollistët që mund të jenë pjesë e ardhmërisë së “Dardanëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *