April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ademi takohet me presidentin e PSG-së në finalen e Evropianit të vajzave

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një takim të veçantë me presidentin e njërës prej skuadrave më të mëdha evropiane, Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaïfi, gjatë finales së Kampionatit Evropian për femra, e cila po zhvillohet në Bazel mes Anglisë dhe Spanjës.

Në këtë takim miqësor, të dy personalitetet diskutuan për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit, me theks të veçantë në përkrahjen e të rinjve dhe fuqizimin e futbollit të femrave.

“Gjatë finales së Evropianit të vajzave në Basel, Angli-Spanjë, kisha kënaqësi të veçantë ta takoja presidentin e Paris Saint-Germain dhe një nga figurat më me ndikim në futbollin evropian, Nasser Al-Khelaïfi”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale. Ai theksoi se bashkë me Al-Khelaïfin ndanë vizione të përbashkëta për avancimin e futbollit si dhe shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim ndërkombëtar me Kosovën.

Presidenti Ademi në vazhdimësi eventet e tilla i shfrytëzon për të vendosur kontakte me figura të njohura të futbollit botëror, me qëllim të forcimit të lidhjeve institucionale dhe hapjes së dyerve për projekte të reja zhvillimore.

Presidenti i PSG-së, i cili njëherësh është edhe kryetar i ECA-s (Shoqata e Klubeve Evropiane), është një nga figurat më të fuqishme në futbollin evropian dhe botëror.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *