April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Ademi: Nuk ishte nata jonë, shpresoj të rikthehemi fuqishëm

Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vlerësuar se Kosova nuk e kishte natën e saj të premten në Basel. 

Kosova humbi 4:0, ndërsa paraqitja u vlerësua dëshpëruese. Sipas Ademit, ishte vetëm një betejë e humbur e jo fund i rrugës. Ai pret që ekipi të nxjerr mësime nga humbja e rëndë.

“Nuk ishte nata jonë në Bazel. Një humbje e thellë dhe e dhimbshme për Dardanët tanë, që tregon se ende kemi punë përpara dhe se duhet të reagojmë fuqishëm në ndeshjet e ardhshme. Kjo humbje na dhemb të gjithëve, por duhet ta pranojmë se edhe netët si kjo janë pjesë e futbollit. Gjithsesi, kjo është vetëm një betejë e humbur dhe jo fundi i rrugës. Kam besim te këta djelmosha dhe sigurisht se do të nxjerrim mësime dhe do të rikthehemi më të fortë në sfidat që na presin”, ka shkruar Agim Ademi.

Ai ka falënderuar mbështetësit për përkrahjen, ndërsa pret që lojtarët që ndiejnë përkrahjen e tifozëve edhe ndaj Suedisë, të hënën.

Ajo që mbetet vlerë e madhe është përkrahja e jashtëzakonshme e bashkatdhetarëve tanë, të cilët së bashku me tifogrupin “Dardanët” edhe kësaj here e mbushën pjesën dërrmuese të stadiumit dhe na qëndruan pranë deri në fund. Për këtë mikpritje dhe dashuri të pakufijshme për Kosovën, ju jam thellësisht mirënjohës. Dardanët tanë kanë nevojë për mbështetje pikërisht në situata të tilla, andaj ftoj tifozët e mrekullueshëm që të përkrahin fuqishëm këta djem në ndeshjen e së hënës kundër Suedisë”, ka shtuar Ademi.

Ai tutje ka thënë se forca jonë më e madhe është uniteti dhe se këta djem kanë ditur të na bëjnë krenarë.

“Vetëm kështu mund të rikthemi pas një mbrëmje si kjo dhe të vazhdojmë të kërkojmë suksesin e shumëpritur. Këta djem kanë ditur të na bëjnë krenarë dhe secili që e njeh futbollin e dinë se ka ngritje dhe ulje. Uroj që rikuperimi i ekipit të jetë i shpejt, pasi përpara kemi sfida të tjera dhe jam i bindur se me punë, disiplinë dhe besim do të arrijmë të rikthehemi fuqishëm. Kombëtarja është e të gjithëve dhe duhet ta mbështesim në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira”, ka përfunduar Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *