Presidenti Ademi në konak te legjenda e Trepçës, Ahmet Turku

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar një mbrëmje të veçantë në Mitrovicë, ku u takua me legjendën e futbollit kosovar, Ahmet Turku, ish-futbollist i KF Trepça dhe pjesë e gjeneratës së artë të këtij klubi.

I rrethuar nga shokët e tij dhe bashkëlojtarët e dikurshëm, atmosfera ishte e mbushur me kujtime që mbajnë peshën e historisë së futbollit tonë. Në shenjë respekti, presidenti Ademi i dhuroi Turkut fanellën e Kombëtares së Kosovës, duke theksuar se, po të ishte në kohët e sotme, ai do të kishte merituar pa diskutim të ishte pjesë e saj.

Postimi i Ademit:

Një mbrëmje e veçantë mes njerëzve që, me djersë, pasion dhe krenari, ndërtuan një epokë të artë të futbollit.

Në qytetin e Mitrovicës, në konakun e një emri që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit tonë, Ahmet Turku, ish-futbollist i klubit elitar dhe ikonë e KF Trepça.

I rrethuar nga shokët e tij, bashkëlojtarët e gjeneratës së artë, çdo muhabet kishte peshën e historisë, e çdo kujtim kishte vlerë.

Si shenjë respekti, ia dhurova fanellën e Kombëtares, sepse e konsideroj se, po të ishte në kohët e sotme, do të kishte merituar pa diskutim të ishte pjesë e saj.

Respekt për legjendat që e kanë bërë këtë lojë më të madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *