Ademi: Koha për t’u kualifikuar në Evropian (Video)

Muajin e ardhshëm Kombëtarja e Kosovës fillon ciklin kualifikues për Euro 2024, teksa kryetari i FFK-së, Agim Ademi është plot besim se ky është momenti që Dardanët të arrijnë kualifikimin historik.
I pari i FFK-së, në një intervistë për Lajmi.net ka thënë se tanimë janë të gjitha parakushtet për të arritur kualifikimin, duke u nisur nga aspekti organizativ i federatës, pastaj kushtet e akomodimit dhe stërvitjes, si dhe ajo që është më e rëndësishmja forma jashtëzakonisht e mirë e lojtarëve të Kombëtares në ekipet e tyre.
Ademi ka përmendur fillimin e kampanjës “Me Kosovën në Evropian”, e cila pritet të lansohet së shpejti, teksa ka ftuar institucionet dhe të gjithë qytetarët që t’i mbështesin në të gjitha format lojtarët e kombëtares në arritjen e këtij qëllimi.