February 19, 2025

Ademi: Infantinon e urova për shtatëvjetorin në krye të FIFA-s

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka njoftuar se në takimin që pati sot me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, e ka uruar atë për shtatëvjetorin në krye të kësaj organizate.

Në fakt, Infantino ishte zgjedhur si president i FIFA-s, më 26 shkurt të vitit 2016, vit në të cilin Kosova u pranua në këtë organizatë të rëndësishme.

Ademi e ka uruar për shtatëvjetorin në krye të futbollit botëror, duke shprehur dëshirën për suksese të vazhdueshme edhe në përvjetorët e ardhshëm.

Kryetari i FFK-së gjithashtu njoftoi se Kongresi zgjedhor i FIFA-s do të mbahet muajin e ardhshëm në Kigali të Ruandës, teksa Infantino gëzon përkrahjen e plotë të UEFA-s dhe konfederatave të tjera si kandidat i vetëm për rizgjedhjen e tij për mandatin e ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *