June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

UEFA shkruan se ndeshja Ballkani – Ludogorets luhet në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Ballkanoit dje doli me një njoftim rreth shitjes së biletave pwr ndeshjen nw Champions derisa konstatoi se ato nuk kanë dal në treg pasi ende nuk është e sigurt se ku do të luhet ndeshja, duke ngjallur dyshime se takimi i parë I 11 korrikut ndërmjet Ballkanit e Ludogorets mund të mos luhet në “Fadil Vokrri”.

Megjithatë, faqja zyrtare e UEFA-s tashmë e ka konfirmuar se ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sido që të jetë në ditët në vazhdim pritet të sqarohet gjithçka, derisa në fushën e stadiumit është duke u punuar maksimalisht që ajo të vijë në gjende të mirë dhe aty të luhen gjitha ndeshjet ndërkombëtare të skuadrave koosvare.

Të kujtojmë se përveç Ballkanit në garat ndërkombëtare janë kualifikuar edhe Drita, Gjilani e Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *