April 2026
M T W T F S S
 12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930  
April 19, 2026

Luis Enrique, trajner me një mision të veçantë: zbulohet pakti

Soccer Football - Paris St Germain - Paris St Germain unveil new coach Luis Enrique - Paris-Saint-Germain Training Centre, Poissy, France - July 5, 2023 Paris St Germain president Nasser Al-Khelaifi and new coach Luis Enrique pose with a club shirt during the press conference REUTERS/Gonzalo Fuentes

Në shtëpinë e Paris Saint-Germain ka nisur epoka Luis Enrique. Trajneri është zyrtarizuar në drejtim të skuadrës franceze pas lamtumirës së Galtier dhe duket se i ka idetë e qarta në lidhje me lëvizjet e para që duhen bërë.

Jo vetëm ato që kanë lidhje me fushën, por edhe për sa i takon marrëdhënieve publike me klubet e tjerë.

Konfirmimi ka ardhur nga Sport.es, që ka shpjeguar sesi trajneri i ri do të ketë edhe detyrën që të rregullojë marrëdhëniet mes PSG-së dhe Barcelona-s pas tensioneve të viteve të fundit të nisura pas transferimit të Neymar në Paris pas pagesës së klauzolës 222 milionë euro.

Sipas të përditshmes spanjolle, Luis Enrique nuk ka ndërmend të vërë nën presion talentet e katalanasve, dhe në veçanti Gavi-n me Pedri-n, duke kërkuar që të mos e përforcojë ekipin duke marrë lojtarë nga blaugrana-t, të cilët nuk po kalojnë një situatë të lehtë ekonomike.

Do të shohim nëse do të jetë me të vërtetë kështu dhe nëse Lucho do të arrijë të sjellë paqen mes dy klubeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *