Portieri i njohur kosovar, Visar Bekaj, në prag të transferimit në skuadrën gjigande turke pas një sezone të shkëlqyeshme me Tiranën.

Bekaj ka qenë një pjesë e rëndësishme e skuadrës shqiptare, Tirana, që nga viti 2020 deri në fund të këtij sezoni, duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme dhe duke u shpallur portieri më i mirë i vitit.

Sipas burimeve vendase raportohet se sot portieri 26-vjeçar ka nisur udhëtimin drejt Turqisë, ku pritet të luajë sezonin e ardhshëm.

Bekaj udhëton drejt Turqisë sot, me shpresën për të zhvilluar transferimin te një skuadër e njohur, Hatayspor.

Vlen të kujtojmë se trajneri Volkan Demirel ishte në Shqipëri gjatë sezonit të kaluar dhe e ka vlerësuar shumë portierin e kombëtares së Kosovës.

Zyrtarizimi i tij me klubin turk pritet të bëhet së shpejti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *