July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Dy yjet që pritet të zbarkojnë te Barcelona gjatë ditëve të ardhshme

1 min read

Barcelona është ende në kërkimin për një mesfushor mbrojtës për të mbushur boshllëkun e lënë nga Sergio Busquets.

Dy nga emrat që janë prioritet për ta, sipas gazetarit Gerard Romero, janë Dani Parejo (Villarreal) dhe Oriol Romeu (Girona).

I pari ka një klauzolë largimi, pasi kontrata e tij me Nëndetësen e Verdhë është edhe një vit dhe ky i fundit, i cili është produkt i akademisë La Masia ka shkëlqyer këtë sezon te Montilivi, ka kontratë deri në qershor 2025.

Në të njëjtën kohë, Barça është ende duke shpresuar për Marcelo Brozovic edhe pse Al Nassr po insiston për ta marrë atë në Arabi – dhe ende po punon për të bindur Martin Zubimendin, të preferuarin e Xavit, për ta marrë nga Real Sociedad.

Këto dy opsione janë më të komplikuara, si dhe ajo e Joshua Kimmich, dhe nga sot pikëpyetja për mesfushorin mbrojtës të sezonit të ardhshëm mbetet e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *