July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 2, 2024

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit, Giresse e Fazliji besojnë në fitore kundër Bjellorusisë

2 min read

Kombëtarja e Kosovës ka arritur sot në orët e paradites në kryeqytetin e Hungarisë, ku nesër në orën 20:45 do ta zhvillojë ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024 kundër Bjellorusisë. Kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Dardanët në orët e pasdites e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para kësaj përballje në temperatura të larta, por pa ngarkesë të madhe. Në këtë seancë nuk ka arritur të stërvisë Milot Rashica, i cili ende është duke u rikuperuar nga lëndimi i pësuar në ndeshjen e kaluar kundër rumunëve.

Paraprakisht në konferencë për media janë paraqitur përzgjedhësi Alain Giresse dhe mbrojtësi Betim Fazliji, të cilët e kanë bërë të qartë se në Budapest kanë ardhur për ta realizuar fitoren e parë në këto kualifikuese.

“E kemi analizuar lojën e Bjellorusisë, ashtu siç besoj se edhe ata e kanë studiuar lojën tonë. Në veçanto e kemi analizuar ndeshjen e tyre të fundit kundër Izraelit. Sidoqoftë, ne nuk do t’i përshtatemi lojës së tyre por do të luajmë lojën tonë. Pra, ne do t’ua imponojmë atyre lojën tonë, pasi qëllimi ynë është ta dominojmë këtë ndeshje. Kundër Rumanisë kemi bërë lojë të mirë, por ka munguar finalizimi i rasteve”, ka thënë Giresse.
Trajneri francez nuk ka dashur të flasë për tri ndeshjet e kaluara, ku Kosova ka marrë vetëm nga një pikë. “Nuk më pëlqen të flasë tani për ndeshjet e kaluara, por them se kemi bërë futboll të mirë, veçmas në ndeshjen e fundit, ku na mungoi vetëm goli. Prandaj, na duhet të luftojmë më shumë për ta gjetur rrugën e golit dhe të arrijmë deri te fitorja”, ka shtuar Giresse.

Ai ka pranuar se Rashica është në dushim të madh për këtë ndeshje, derisa nuk ka dashur të zbulojë asgjë sa i përket formacionit i cili do të zbresë në fushën e gjelbër.

Në anën tjetër, Betim Fazliji ka thënë se fitorja kundër bjellorusëve është e domosdoshme për t’i vazhduar shpresat për kualifikim në Evropian.

“E dimë çfarë rëndësie ka kjo ndeshje. Do ta japim maksimumin dhe presim t’i marrim me vete pikët e plota. Kemi ende gjasa të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të shkojmë lojë për lojë. Qëllimi është t’i marrim pikët e plota ndaj Bjellorusisë”, ka thënë Fazliji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *