Sonte, Spanjë – Itali dueli për finalen e Nations League

Kroacia, e cila të mërkurën e mposhti Holandën me rezultatin 4-2, sonte do të mësojë kundërshtarin e finales së Nations League, që do të dal nga ballafaqimi ndërmjet Spanjës dhe Italisë.
Të dy ekipet luajnë për fitore, duke e ditur se në rast të triumfit në finalen e madhe, atëherë do të kualifikoheshin direkt për në Kampionatin Evropian “Euro 2024”. Spanja në përbërjen e tyre kanë disa mungesa, teksa Italia është e kompletuar.
Në Holandë, Spanja kërkon trofeun që nuk e ka, Nations League. Nëse ia del, skuadra iberike do të jetë e treta që do ta ketë atë, pas Portugalisë dhe Francës.
Italia, me katër Kupat e Botës, gjithashtu kërkon ta fitojnë trofeun, pasi ‘azzurrët’ ashtu si edhe skuadra e Luis de la Fuente: duan të plotësojnë në muzeun e tyre serinë e të gjitha trofeve të UEFA-s në nivel ndërkombëtar.
Nga katër skuadrat që luftojnë për këtë edicion të tretë të “Final Four”, Kroacia është e vetmja që nuk ka fituar kurrë asgjë. Kjo është arsyeja pse Modric dëshiron një titull me ekipin e tij, të njëjtin që ishte nënkampion i botës në Rusi dhe i treti disa muaj më parë në Katar.