Trajneri i Dritës pas humbjes nga Malisheva: U kërkoj falje tifozëve, duhet të ndryshojmë shumë gjëra te ky ekip

Drita humbi garën për titull me Ballkanin.

Skuadra gjilanase pësoi sot nga Malisheva 0-1, kurse në anën tjetër rivali i tyre fitoi me rezultat 2-0 ndaj Ferizajt për ta siguruar matematikisht titullin kampion

Pas ndeshjes për ‘Art Sport’ foli trajneri i Dritës, Akis Vavalis i cili tha se te skuadra po mungon mentaliteti fitues, duke potencuar se ekipi po krijon shumë raste, por të cilat nuk po konkretizohen.

“Kur nuk i shënoni raste që i krijoni futbolli të ndëshkon. Nuk mund të përballonim stresin dhe presionin dhe kjo na kushtoi. Diçka po mungon te ky ekip dhe besoj që është mentaliteti, humbëm besimin në veten tonë. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra në klub në të ardhmen. U kërkoi shumë falje fansave për këtë humbje”, tha Vavalis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *