June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 3, 2026

Ilir Daja: Është e vështirë ta mbrosh titullin, këta djem e meritojnë këtë sukses

Ballkani arriti fitore të madhe ndaj Ferizajt me rezultat 2-0.

Kjo fitore ia siguroi titullin e kampionit të Superligës së Kosovës për vitin 2022/23, skuadrës së drejtuar nga tekniku, Ilir Daja.

Pas ndeshjes për ‘Art Sport’ foli trajneri, Ilir Daja.

Ai tha se ky titull është i veçantë pasi ta mbrosh titullin kampion sipas tij është më e vështirë sesa të bëhesh për herë të parë.

“Është e vështirë ta mbrosh titullin, këta djem e meritojnë këtë sukses, kemi pasur një presion të madh. Lojtarët kanë cilësi dhe bashkëpunim të madh mes vete. Titulli i shkon të gjithë qytetit, kryesisë dhe në veçanti tifozëve “Xhebrailat”, tha Ilir Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *