Dallku e quan diskutabil momentin vendimtar

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, e ka quajtur diskutabil momentin kur Ballkani shënoi golin e barazimit në fundin ndeshjes. Dukagjini e Ballkani të dielën barazuan 1:1 në ndeshjen e xhiros së 31-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Gjyqtari kryesor Genc Nuza pas rishikimit të situatës në VAR, e pranoi golin. Dallku tha se në një ndeshje më herët në Klinë, në një rast të ngjashëm, ishte akorduar pozitë jashtë loje.

“Rasti ishte diskutabil. Në të njëjtën formë na ishte akorduar pozitë jashtë loje këtu në Klinë. Nëse ka gabuar dikush, atëherë duhet të merren masa. Jam i kënaqur me ekipin marrë parasysh rezultatet pasi nuk janë rezultate të rastësishme. Pavarësisht kundërshtarit, se a është lartë apo poshtë në tabelë, ne bëjmë maksimumin. Ne bëmë maksimumin, por janë dy pikë të humbura. E pamë se mobilizimi ishte i jashtëzakonshë, stadiumi ishte i stërmbushur. Ekipi po luan mirë. Shpresoj të kemi vazhdimësi. Në ndeshjen tjetër shpresojmë të marrim maksimumin e pikëve. Për momentin jemi aty ku jemi. Mbi bazë të lojës dhe asaj që po prodhojmë, meritojmë të jemi më lartë në tabelë”, ka thënë Dallku pas ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *