Mbappe dhe Messi japin spektakël në Velodrome – PSG është ende klubi më i fortë francez
Kylian Mbappe pati dy gola dhe një asistim, ndërsa Leo Messi përfundoi me një gol dhe dy asistime në fitoren spektakulare të Paris Saint-Germain në ‘Veledrome’, me rezultat 3-0, në ndeshjen kundër rivalëve të përbetuar Olympique Marseille, për të dëshmuar se klubi parisien është ende më i fuqishmi në kampionatin francez.
Kylian Mbappe hapi serinë e golave në minutën e 25-të pasi u asistua nga Messi. Vetëm katër minuta më vonë rolet u ndryshuan – Mbappe asistoi për Messin, teksa argjentinasi realizoi golin e tij të 700-të në futbollin e klubeve. Çdo shpresë se skuadra e Igor Tudor do të mund të rikthehej në pjesën e dytë u shkatërrua në minutën e 55-të, kur Messi përsëri asistoi për Mbappe për rezultatin përfundimtar, 3:0.
Me këto tri pikë, PSG u rikthye në tetë pikë epërsi ndaj Olympique de Marseille të vendit të dytë, ndërsa Monaco dhe Lens janë 10 pikë prapa.
