February 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
232425262728  
February 13, 2026

Ademi: Mirlind Daku e Ermal Krasniqi janë pjesë e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për spekulimet e fundit se Mirlind Daku dhe Ermal Krasniqi preferojnë Kombëtaren e Shqipërisë para asaj të Kosovës.

Gjatë këtyre ditëve në mediat tona u spekulua se dyshja e lartpërmendur është duke e pritur ftesën e ‘Kuqezinjëve’, mirëpo Ademi gjatë një interviste për Lajmi.net, theksoi se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se lojtarët janë pjesë e ‘Dardanëve’.

“Kosova nuk punon ad hoc, ne punojmë me projekt dhe të dy këta lojtarë janë në projektin e Kosovës. Janë anëtarë të Kosovës dhe nuk kanë paraqitur asnjë kërkesë, as njëri e as tjetri. Këto kanë qenë më shumë spekulime mediale apo interesa menaxheriale, nuk e di kah kanë mundur të vijnë por ne jemi stabil në këtë çështje. Te Kosova luan ai që e meriton. Mirlind Daku herën e fundit ka qenë në përgatitje dhe është anëtar. Njësoj është edhe për Ermal Krasniqin. Neve na intereson kush e do Kosovën me zemër”, ka deklaruar Agim Ademi.

Ai gjithashtu flet edhe për Mërgim Berishën dhe Elvis Rexhbecaj. Ai tha se kjo është hera e fundit që Kosova i pret futbollistët që ende hamenden se më kë do të luajnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *