November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 21, 2026

Ademi pret zyrtarin e lartë të FIFA-s

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në takim Bhaveshan Moorghen, Menaxher i Lartë për Strategjinë e Teknologjisë në Futboll, në Departamentin e Inovacionit të FIFA-s – Zyra Ekzekutive. Ky i fundit po qëndron në Kosovë për të parë nga afër funksionimin dhe zhvillimin e sistemit VAR në futbollin tonë.

“Moorghen, i cili është përgjegjës nga ana e FIFA-s për mbështetjen dhe koordinimin e projektit VAR në Kosovë, pati mundësinë të njihet nga afër me punën, organizimin dhe profesionalizmin e ekipit tonë. Veçanërisht inkurajues ishte vlerësimi i tij i lartë dhe përshtypjet jashtëzakonisht pozitive për punën e ekipit tonë të VAR-it, përkushtimin dhe standardet që kemi arritur të ndërtojmë. Ky vlerësim është një motivim shtesë për të vazhduar avancimin e teknologjisë dhe ngritjen e standardeve të referimit në futbollin e Kosovës”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *