Llapi i jep fund serisë prej shtatë ndeshjesh pa fitore
Llapi ka regjistruar fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke i dhënë fund serisë prej shtatë ndeshjesh pa fitore në Albi Mall Superligë.
Skuadra nga Podujeva triumfoi me rezultat 1:0 në Klinë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të kampionatit.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Rilind Hetemi në minutën e 89-të, duke i siguruar Llapit tri pikë të rëndësishme.
Kjo ishte fitorja e parë e Llapit pas afro dy muajsh dhe e dyta në këtë edicion, ku ka regjistruar edhe dy barazime e nëntë humbje.
Me këtë fitore, Llapi shkon në kuotën e tetë pikëve, por mbetet në pozitën e parafundit në tabelë.
Ndërkohë, Dukagjini pësoi humbjen e tretë këtë sezon. Klinaasit kanë edhe katër fitore e gjashtë barazime dhe me 18 pikë renditen në vendin e gjashtë.
