November 2026
M T W T F S S
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  
November 6, 2026

Kane pas rinovimit me Bayernin: Dua ta fitoj të paktën një Champions League deri në vitin 2029

Harry Kane ka ambicie të mëdha me Bayern Munichun, pasi zyrtarizoi vazhdimin e kontratës me gjigantin gjerman deri në vitin 2029.

Sulmuesi anglez ka folur në Mynih pas nënshkrimit të marrëveshjes së re, duke shpjeguar se vendimi për të qëndruar në “Allianz Arena” nuk ishte i vështirë, pasi ndihet shumë mirë në klub dhe beson në projektin e tij.

“Nuk më është dashur të mendohem gjatë. Jam në vendin më të mirë që mund të imagjinoj. Kontratën e firmosëm dje, por vendimi ishte marrë prej kohësh. Jam pjesë e një skuadre fantastike, që lufton për Champions League dhe të gjithë trofetë”, deklaroi Kane.

Kapiteni i Anglisë theksoi se ndihet në formën më të mirë dhe se synimi kryesor është të fitojë trofeun më prestigjioz të futbollit evropian për klube.

“Ndihem më mirë se kurrë. Besoj te projekti dhe nuk kam pasur kurrë dyshime. Dua të rikthehem të flas më pak dhe të luaj më shumë. Synojmë të dominojmë në Gjermani, por edhe të fitojmë Champions League. Do të gënjeja nëse do të thoja se nuk dua të fitoj të paktën një trofe të tillë deri në vitin 2029. Është një përgjegjësi që e pres me entuziazëm”, u shpreh sulmuesi anglez.

Kane foli edhe për jetën në Mynih, duke treguar se përshtatja e tij dhe e familjes me qytetin ka qenë shumë pozitive.

“Qyteti është i mrekullueshëm. Familjes sime dhe mua na pëlqen natyra, pyjet dhe malet. Dalja nga zona e rehatisë ka qenë një hap shumë pozitiv”, tha ai.

Sa i përket mësimit të gjuhës gjermane, 33-vjeçari pranoi se ka bërë përparim, por ende ka punë për të bërë.

“Kuptoj më shumë se më parë, por vazhdoj të mësoj. Duhet të flas më shumë dhe të shqetësohem më pak për gabimet. Shpresoj që së shpejti të jap një intervistë në gjermanisht”, përfundoi Kane.

Me kontratën e re deri në vitin 2029, Kane synon të vazhdojë të jetë një nga figurat kryesore të Bayernit dhe ta udhëheqë klubin drejt sukseseve në Gjermani dhe Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *