September 2026
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
282930  
September 9, 2026

Ferronikeli ’74 mposht kampionen Dritën, vjen fitorja e parë e sezonit

Ferronikeli ’74 ka regjistruar fitoren e parë të sezonit në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 1:0 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Skuadra vendase, pas katër humbjeve radhazi në start të kampionatit, më në fund ka marrë tri pikët e plota, ndërsa për Dritën kjo ishte humbja e parë e sezonit.

45 minutat e para u mbyllën pa gola. Ferronikeli ’74 u paraqit më i organizuar në fushë dhe arriti t’ia vështirësojë ndërtimin e aksioneve kampiones.

Drita pati vështirësi të krijojë raste të rrezikshme dhe nuk arriti ta kërcënojë seriozisht portën e vendasve gjatë pjesës së parë.

Goli i fitores erdhi vetëm tri minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Në minutën e 48-të, Avni Selmani realizoi për 1:0 pas asistimit të Taipit, duke i dhënë epërsinë Ferronikelit dhe duke ndezur atmosferën në “Rexhep Rexhepi”.

Pas golit, Drita tentoi të reagojë dhe kërkoi barazimin, por vendasit u mbrojtën mirë dhe menaxhuan me kujdes avantazhin.

Në fund, Ferronikeli ’74 arriti ta ruajë rezultatin dhe siguroi tri pikët e para të sezonit.

Drita, që në ndeshjet e para kishte regjistruar dy fitore dhe një barazim, kësaj radhe u largua duarbosh nga Drenasi.

Në anën tjetër, fitorja ndaj kampiones mund të jetë një pikë kthese për Ferronikelin ’74, që pas një starti me katër humbje radhazi, tashmë merr një shtysë të rëndësishme morale për vazhdimin e kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *