Maresca e zbulon rolin ideal të Fodenit: Në mesfushë është shumë më i mirë
Trajneri i Manchester Cityt, Enzo Maresca, beson se Phil Foden e jep maksimumin e tij kur luan në mesfushë, edhe pse në fillim të këtij sezoni e ka përdorur në krahun e sulmit.
Foden është aktivizuar në një rol më të gjerë në ndeshjet e para të kampionatit, kryesisht për shkak të mungesës së Jeremy Dokut, i cili është i dëmtuar. Megjithatë, paraqitjet e anglezit e kanë kënaqur trajnerin italian.
Maresca theksoi se Foden ka bërë sakrificë për skuadrën, duke luajtur në një pozicion që nuk është ideal për të.
“Unë mendoj se pozicioni më i mirë i Phil është në mesfushë. Por ai po bën një përpjekje për të ndihmuar ekipin, pasi në dy ndeshjet e para nuk kishim shumë alternativa në krah për shkak të dëmtimit të Jeremy Dokus”, deklaroi Maresca.
Trajneri i Cityt shtoi se ndikimi i Fodenit është dukshëm më i madh kur ai pozicionohet në qendër të fushës.
“Pa dyshim, Phil është shumë më mirë në mesfushë. Jam shumë, shumë i kënaqur me të që nga dita e parë. Ai po punon jashtëzakonisht mirë. Edhe në dy ndeshjet e fundit, kur luajti në krah, ishte i mirë. Por mund ta shihni se brenda fushës është shumë më i mirë”, u shpreh Maresca.
Foden synon të rikthehet në nivelin e tij më të mirë pas dy sezoneve të vështira, ndërsa te Manchester City pritet të ketë sërish një rol të rëndësishëm këtë edicion.
