July 2024
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  
July 4, 2024

Bundesliga rinis me një barazim mes Leipzigut dhe Bayernit

1 min read

Pjesa e dytë e sezonit në Bundesligën gjermane ka nisur sonte pavarësisht paralajmërimit për mot jashtëzakonisht të ftohtë në veri të Evropës në ditët në vijim, me barazimin interesant 1:1 mes RB Leipzig dhe kampionit aktual, Bayern Munich (1:1).

Bavarezët shënuan një gol në minutën e 30-të me Leon Gorecka, por ai u anulua për pozicion jashtë loje dhe shtatë minuta më vonë, Eric-Maxim Choupo-Moting u dha epërsinë mysafirëve. Leipzig arriti të rikthehet në pjesën e dytë me anë të Marcel Halstenberg.

Bayerni mbetet lider i Bundesligës me 35 pikë, përpara Freiburgut me 30 (dhe një ndeshje më pak), ndërsa Leipzig është i treti me 29 pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *