Ter Stegen njofton ndarjen nga gruaja e tij

Marc André Ter Stegen njoftoi ndarjen nga gruaja e tij Dani të enjten. Këtë e ka bërë përmes një deklarate zyrtare në rrjetet e tij sociale ku kërkon respektin maksimal si për ish-partneren ashtu edhe për fëmijët e tij.
Portieri gjerman nuk hyn në detaje për arsyet e ndarjes dhe thjesht tregon se të dy po ndjekin rrugë të ndryshme.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm, Dani dhe unë kemi vendosur të ndahemi. Siç mund ta imagjinoni, ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por ne të dy besojmë se është hapi më i mirë për ne të dy”, thuhet në deklaratë.
Portieri i Barcelonës vazhdon rikuperimin pas dëmtimit të rëndë që pësoi në ndeshjen kundër Villarrealit në fund të shtatorit. Ai po punon me idenë që të mund të luajë disa ndeshje këtë sezon, edhe pse nuk do të jetë e lehtë.