Mbyllet pa gola ndeshja Dukagjini-Gjilani

Ka përfunduar pa gola ndeshja ndërmjet Dukagjinit dhe Gjilanit.
Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “18 Qershori” në Klinë dhe i takoi javës së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll. Të dyja skuadrat kishin disa raste të mira shënimi por që nuk i konkretizuan.
Për Gjilanin kjo ishte ndeshja e tretë radhazi pa humbje në ligë. Ka dy fitore dhe një barazim.
Ndërkohë për Dukagjinin ishte ndeshja e dytë rresht që nuk pëson disfatë. Gjilani është në pozitën e pestë me 28 pikë.
Dukagjini ka tri pikë më pak dhe zë vendin e tetë.