Tërheqja e fanellës me numrin e Peles diskutabile

Fanella me numër 10 e Peles tek Santos ka të ngjarë që të mos shkojë në muzeun e klubit, ndonëse kërkohet të tërhiqet e të mos e veshë askush më përtej “Mbretit” të futbollit. Presidenti i Santos, Andres Rueda, do t’i paraqesë një propozim komitetin konsultativ të klubit për të tërhequr fanellën me numër 10 e mbajtur veshur nga legjendari Pele. Kjo edhe sipas raportimit të BandNews FM.

Sipas të njëjtave burime, Rueda kërkon ta heqi nga qarkullimi numrin 10 në homazh të mitikut brazilian, i cili u nda nga jeta më 29 dhjetor, por nuk mund ta marrë i vetëm këtë vendim. Presidenti i Santos ka thënë që ka patur disa mosmarrëveshje mes aksionerëve për këtë temë, ndonëse kërkesa e familjes Pele për të tërhequr numrin 10 dhe fanellën mund të ndikojë në vendimin final.

Numri 10 nuk do të përdoret derisa nuk do të jetë marrë një vendim zyrtar për tërheqjen e fanellës së Pele dhe mbajtjen e saj në muzeun e klubit. Në Brazil dhe në botë të gjithë qajnë “mbretin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *