“Luajtëm më mirë se ndaj Real Madridit”, trajneri i Lillet Genesio: Zëvendësuesit e ndryshuan lojën!

Skuadra e Lille arriti fitore të madhe mbrëmë në “Metropolitano” duke mposhtur 3:1 Atletico Madridin në UEFA Champions League.
Një paraqitje tejet pozitive bëri sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili shënoi edhe gol në këtë takim.
Trajneri i klubit francez, Genesio pas ndeshjes u shpreh tejet i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tij dhe pikërisht zëvendësuesit ishin ata që ndryshuan lojën sipas tij.
“Zëvendësuesit janë mësuar me këtë lloj loje dhe të gjithë nga ta ishin vendimtarë. Kjo tregon se kemi një grup me gjendje shpirtërore shumë konkurruese. Mendoj se bëm një paraqitje më të mirë se ajo kundër Real Madridit”, u shpreh trajneri i Lille.
Pikërisht zëvendësuesit, si Edon Zhegrova dhe Jonathan David ishin vendimtarë në këtë ndeshje, duke shënuar golat e fitores për ekipin francez.