June 2026
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930  
June 2, 2026

Hansi Flick befason me deklaratë: S’kam pasur kurrë lojtar si Raphinha!

Skuadra e Barcelonës shënoi fitore të madhe ndaj Bayern Munchenit mbrëmë me rezultatin 4:1 në UEFA Champions League.

Trajneri i klubit katalunas, Hansi Flick, pas ndeshjes thuri lavde për sulmuesin brazilian, Raphinha.

Gjermani tha se asnjëherë nuk ka pasur lojtar si sulmuesi i Kombëtares së Brazilit.

“Unë asnjëherë s’kam pasur lojtar si Raphinha në skuadrat që kam menaxhuar. Ai jep gjithçka.

“Raphinha luan me zemër, si me top ashtu edhe pa top. Ai është shumë i mirë, ai gjithmonë bën presion, finalizon shanset tona. Ai gjithmonë buzëqesh”, tha Hansi Flick

Në 13 ndeshje sa ka zhvilluar këtë sezon në të gjitha garat, Raphinha ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *