Ademi: Ngritja e Superligës është e madhe
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi është shprehur tejet i kënaqur me nivelin e elitës së futbollit kosovar. Ai ka thënë këtë nuk e thotë vetëm pse është në krye të Federatës, por për shkak të realitetit.
“Superligën e shoh shumë mirë, sepse në krahasim me vitet që ne jemi pranuar, pra vetë, që tëtë vite, ngritja Superligës e Kosovës dhe futbollit në përgjithësi të Kosovës është jashtëzakonisht e madhe. Dhe kjo nuk është se po dua unë që jam duke e udhëqur federatën, por janë statistikat dhe është rangimi në listën e UEFA-së që e vërtetojnë një gjë të tillë. Aty e sheh rezultatin, e sheh që ka shkuar një ekip i Kosovës për 2 vite me radhë në fazën e grupeve”, ka theksuar Ademi për Kanal 10.
Sipas tij kjo rritje nuk është e rastësishme, por për faktin që futbolli në Kosovë ka avancuar shumë.
“Kjo më gëzën shumë, sepse dëshira ime me madhë është me ngritë Kosovën në vendin ku duhet. Dhe meqë Kosova e ka talentin të jetë objejkt i të gjitha klubeve të mëdha, ku marrin futbollist nga këtu dhe i shpërndajnë nëpër gjithë klubet e Evropës. Sigurisht që ajo veq po arrihet, sepse përveç këtu talentin e shqiptarve e kanë vërtetuar edhe nëpër vendet e tjera të botës, ku ka shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë. Kështu që e vlerësoj shumë Superligën”, ka nënvizuar Ademi.
