Ballkani fiton derbin e qytetit dhe bëhet lider, Dukagjini mposht Llapin

Në ndeshjen e javës së nëntë në Albi Mall Superligë, Ballkani arriti një fitore 1:0 në derbin e qytetit ndaj Suharekës, me golin vendimtar të shënuar nga Bleart Tolaj në minutën e 4-t, nga afërsia. Ndeshja ishte e fortë, me të dy skuadrat që treguan lojë me ritëm të shpejtë dhe krijuan disa raste shënimi, por në fund rezultati mbeti 1:0.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet në vendin e parë të renditjes me 17 pikë, duke u barazuar me Malisheva në vendin e dytë.

Ndërkohë, Dukagjini është rikthyer te fitoret në Superligë, duke e mposhtur Llapin me rezultatin minimal 1:0 në shtëpi të dielën.

Goli i fitores për Dukagjinin u shënua nga Hekuran Berisha në minutën e 58-t. Kështu, ekipi nga Klina tani ka nëntë pikë dhe renditet në pozitën e nëntë, ndërsa Llapi, me 14 pikë, është në vendin e pestë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *