Llapi fiton në derbin ndaj Dritës me gol në frymën e fundit

Një autogol i shënuar në minutat shtesë nga qendërmbrojtësi i Dritës, Juan Mesa, e ka vendosur derbin e xhiros së pestë të zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Llapi fitoi 1:0 ndaj skuadrës gjilanase.
Pas një aksioni që nuk premtoi shumë, i vetëm në zonë mbeti Blend Baftiu.
Baftiu në minutën e katërt të kohës shtesë gjuajti fuqishëm drejt portës, por devijimi i Mesas bëri që topi të përfundojë prapa shpinës së portierit Faton Maloku.
Llapi me fitore tani ka shtatë pikë në pesë ndeshje dhe zë vendin e pestë.
Drita që e zhvilloi vetëm ndeshjen e dytë të edicionit aktual në Superligë pas angazhimit në kualifikimet e Ligës së Konferencës, ka tri pikë dhe zë vendin e tetë.
Në xhiron e parë fitoi ndaj Ferizajt.