August 2026
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  
August 22, 2026

Ademi: Një tjetër projekt në kohë rekord, Rahoveci bëhet me fushë të re

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka shpallur përfundimin e një tjetër projekti të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit në Kosovë. Një fushë e re futbolli është përfunduar në kohë rekord për KF Rahoveci, duke i ofruar këtij klubi dhe rinisë së trevës një ambient të përmirësuar për zhvillimin e aktiviteteve futbollistike, pasi siç dihet ky klub tash e një kohë ka mbetur pa shtëpi, pasi stadiumi i vjetër ka nisur të rrënohet nga autoritetet lokale.

Në një postim të tijin në Instagram, ku ka publikuar edhe videon nga fusha e re, presidenti Ademi ka theksuar se ky investim është pjesë e angazhimit të përhershëm për të avancuar infrastrukturën sportive në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *